Volkswagen- it në Lezhë i thyejnë xhamat dhe i vendosin zjarrin

Persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një makine në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 03:30.

Sipas policisë, persona akoma të paidentifikuar kanë thyer xhamin e mjetit tip Volkswagen me targa AA 096 O S, në pronësi të shtetases L.P., i cili i ka qenë i parkuar duke i hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda në automjet, ku nga zjarri i shkaktuar janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?