Votohen marrëveshjet me Mbretërinë e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 101 vota pro, 0 kundër dhe 0 abtestim, projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së shqipërisë, përfaqësuar nga këshilli i ministrave, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Shqipërinë në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPA iii)”.

Po ashtu me 101 vota pro, 0 kundër, 0 abstenim, është votuar projektiligji ”për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Ndërsa me 99 vota pro, 0 kundër 0 abstebin është miratuar marrëveshja për ratifikimin e Memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministria e Brendshme e republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së mbretërisë së bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga ministria e punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?