Vranisht, 24 orë pas ngjarjes, policia: Banori u vetëplagos

Banori i fshatit Vranisht që u plagos të dielën në oborrin e shtëpisë së tij dyshohet se i ka vetëshkaktuar plagët teksa ishte në gjendje të dehur.

Versioni i dytë i policisë brenda 24 orëve konfirmon se shtetasi Roland Shkurti nuk është qëlluar nga përtej gardhit, por është vetëplagosur me një armë kallashninkov.

Arma, 5 gëzhoja dhe 3 fishekë janë sekuestruar nga policia. Aktualisht Shkurtaj ndodhet në spital, ndërsa do të ndiqet penalisht për armëmbajtje pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?