Vrasësi i dyfishtë rrëfehet për masakrën në Vlorë

Një dashuri e refuzuar një vit më parë ishte shkaku i dy vrasjeve dhe një plagosje që tronditi Vlorën ditën e dytë të 2015.

Djali 28 vjeçar nga Vlora, Ervis Lulushi, është marrë në pyetje nga grupi hetimor në drejtorinë rajonale të policisë dhe ka rrëfyer pse u përfshi në krimin makabër që e kreu në sy të vogëlushes katërvjeçare.

Ervisi akuzohet se një ditë më parë, hyri në një lokal pranë Ujit të Ftohtë duke dashur të takohet me 21 vjeçaren Paola Bisha, por u pengua njerëzit me të cilët ajo ishte në tavolinë. Paola gjendej me motrën e saj Inën dhe të dashurin e të motrës, Gertin, si dhe me kushëririn e tyre të parë, Paridin me të shoqen dhe vajzën 4 vjeçe.

Paola ishte kthyer për pushimet e fundvitit nga Gjermania ku po studionte prej disa muajsh.Kur Ervisi hyri në lokal, donte të takonte Paolën me të cilën kishte pasur një lidhje deri rreth një vit më parë.

Kur të afërmit e Paolës në tavolinë i thanë të vazhdonte se s’kishte më punë me Paolën, kjo e nxehu keq Ervisin.

Aq më shumë, pistoleta që kishte me vete, e nxiti të hapë zjarr.

Në sy të vogëlushes ai i vrau babanë duke e lënë jetime. Më tej i mori jetën ish të dashurës, kurse në fund plagosi dhe Gertin, djalin që pret të fejohet me motrën e Paolës. Arapin e goditi me qyte te pistoletës pasi iu bllokua. Te gjithë këtë masakër e kreu pasi u kishte kthyer shpinën viktimave duke iu kërkuar falje për debatin që bëri pak para se të nxirrte armën.

Kur Ervisi doli nga lokali ku kreu masakrën, shoku i tij Henriku, pjesëtar i forcave policore në Vlorë, nuk dihet nëse ishte më aty jashtë me makinën e tij tip Lancia me të cilën solli në lokal Ervisin.

Ervisi, iu turr makinave duke rrëmbyer një makinë dhe më tej i bëri rezistencë me armë policisë derisa ra në pranga.

SHKARKO APP