Vrasësi i dyfishtë rrëfehet për masakrën në Vlorë

Versioni i parë:

Një dashuri e refuzuar një vit më parë ishte shkaku i dy vrasjeve dhe një plagosje që tronditi Vlorën ditën e dytë të 2015.

Djali 28 vjeçar nga Vlora, Ervis Lulushi, është marrë në pyetje nga grupi hetimor në drejtorinë rajonale të policisë dhe ka rrëfyer pse u përfshi në krimin makabër që e kreu në sy të vogëlushes katërvjeçare.

Ervisi akuzohet se një ditë më parë, hyri në një lokal pranë Ujit të Ftohtë duke dashur të takohet me 21 vjeçaren Paola Bisha, por u pengua njerëzit me të cilët ajo ishte në tavolinë. Paola gjendej me motrën e saj Inën dhe të dashurin e të motrës, Gertin, si dhe me kushëririn e tyre të parë, Paridin me të shoqen dhe vajzën 4 vjeçe.

Paola ishte kthyer për pushimet e fundvitit nga Gjermania ku po studionte prej disa muajsh.Kur Ervisi hyri në lokal, donte të takonte Paolën me të cilën kishte pasur një lidhje deri rreth një vit më parë.

Kur të afërmit e Paolës në tavolinë i thanë të vazhdonte se s’kishte më punë me Paolën, kjo e nxehu keq Ervisin.

Aq më shumë, pistoleta që kishte me vete, e nxiti të hapë zjarr.

Në sy të vogëlushes ai i vrau babanë duke e lënë jetime. Më tej i mori jetën ish të dashurës, kurse në fund plagosi dhe Gertin, djalin që pret të fejohet me motrën e Paolës. Arapin e goditi me qyte te pistoletës pasi iu bllokua. Te gjithë këtë masakër e kreu pasi u kishte kthyer shpinën viktimave duke iu kërkuar falje për debatin që bëri pak para se të nxirrte armën.

Kur Ervisi doli nga lokali ku kreu masakrën, shoku i tij Henriku, pjesëtar i forcave policore në Vlorë, nuk dihet nëse ishte më aty jashtë me makinën e tij tip Lancia me të cilën solli në lokal Ervisin.

Ervisi, iu turr makinave duke rrëmbyer një makinë dhe më tej i bëri rezistencë me armë policisë derisa ra në pranga.

Versioni tjeter eshte ky si me poshte:

Ervis Lulushi 27 vjeç, i arrestuar në flagrancë nga policia vetëm pak minuta pas kryerjes së krimit dëshmon në polici se ai ka shkuar të kërkojë 21 vjeçaren për të biseduar pasi kërkonte sqarime për lidhjen e tyre të ndërprerë prej një viti, që nga momenti kur Paola Bisha kishte shkuar me studime në Gjermani. Sipas dëshmisë së Ervis Lulushit, është ngritur kushëriri i saj Paridi për ta ndaluar duke i thënë se ai muhabet është mbyllur

27 vjecari dëshmon se ai nuk mban mend se cfarë ka ndodhur më pas, por dëshmitarët në ngjarje kanë deklaruar se ky ka qenë momenti kur Lulushi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar vajzën me dy plumba në kokë. Më pas Henrik Merkaj i cili shoqëronte autorin ka tentuar t’i heqë nga duart armën e krimit, por 27 vjecari e ka goditur me tytën e pistoletës dhe është kthyer e ka qëlluar me plumb në sy Parid Veliaj. I plagosur ka mbetur edhe Gerti Arapi 28 vjeç banues në Berat, i cili shumë shpejt do të fejohej me motrën e 21-vjeçares.

Ndërsa nga ana e të afërmve dhe shoqeve të motrës së 21 vjeçares insistohet se mes dy te rinjve nuk ka pasur asnjëherë lidhje. Dy të rinjë kanë afër shtëpitë e tyre në qytetin e Vlorës.

Gjithashtu mësohet nga të afërmit se Paola Bisha jetonte prej dy vitesh në Gjermani ku kryente studimet e larta dhe kishte ardhur për pushime. Familjarët dhe motra e saj Ina e kishin pritur me padurim ardhjen e saj, gëzim i cili u kthye në fatkeqësi.

Gjithcka ka ndodhur në një pasticeri pranë Shkollës së Marinës në Vlorë, ku Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Veliaj ishin duke pire kafe së bashku me bashkëshorten e vikitmës Luljeta Veliaj, vajzën 4 vjece të viktimës dhe Ina Bisha motra e 21 vjecares.

Vajza 4 vjeçe e cila ka parë gjithçka me sytë e saj, e tronditur dhe e shokuar u thotë familjarëve se babain ia kanë vrarë fishekzjarret, ndërsa bashkëshorja e Parid Veliaj mund te thotë vetëm se: Ma vranë para syve!.

Policia e Vlores ka ndaluar Henrik Merkaj, i cili shoqëronte autorin gjate kohës së krimit, është oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 ne Poshnjë të Beratit. Ky i fundit është arrestuar nga policia e Vlorës për moskallëzim të krimit.

Po ashtu i shoqëruar në Policinë e Vlorës është edhe Arlind Lulushaj, djali i xhaxhait të autorit të krimit, i cili ka qenë i dënuar për lëndë narkotike dhe vuante dënimin në burgun e Lushnjes dhe është liruar në 21 janar 2014.

Ndërkohë ceremonia mortore për dy viktimat e ekzekutuara u bë në orën 15:00 të ditës së sotme ku shumë familjarë, shokë, miq dhe të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit 21 vjeçaren Paola Bisha.

SHKARKO APP