Vrasja e 19-vjeçarit në Tiranë, eksperti ngre alarmin: Po cënohet rëndë siguria publike

Stiven Toshkezin i morën jetën në lule të rinisë. 19-vjeçari humbi jetën në mesnatë pas një sherri me thika, me dy adoleshentë. Autorët e ngjarjes dyshohet se janë Enzi Maze, Axel Hoxhaj 18-vjeç të cilët janë vënë në pranga për vrasjen e 19-vjeçarit.

Eksperti i Ekzaminimeve Shkencore, Artan Rexhepi thotë se situata e rendit në vend mbetet shqetësuese dhe është cënuar qetësia publike. Për një shqetësim tejet i madh është fakti se shumë të rinj mbajnë armë të ftohta me vete. “Për një sherr ordiner të përfundosh ke marrja e jetës është shumë e rëndë”, tha Rexhepi.

Ai thekson edhe se palët nuk i janë drejtuar policisë për zgjidhjen e konfliktit dhe në këtë mënyrë nuk kanë qenë nën vëzhgimin e autoriteteve. “Problemi është se jeta e njeriut nuk po vlerësohet. Janë fëmijë që i morën jetën një fëmije. Ne njohim vetëm fundin, nuk e dimë saktësisht se si kanë rrjedhur gjërat”, tha eksperti Rexhepi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?