Vrasja e Cukut, flet kreu i Policisë Tiranës: Janë arrestuar disa vrasëse me pagesë, por …

Kreu i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka dhënë disa detaje rreth ekzekutimit të dy ditëve më parë të ish zyrtarit të policisë, Artan Cuku i cili u vra me 5 plumba në hyrje të pallatit ku jetonte.

Në emisionin“Opinion” ai tha se ende nuk është përcaktuar nëse ka patur përleshje mes vrasësit dhe viktimës.

“Ka patur një dinamikë goxha të zhvilluar me të shtëna armësh, por nuk  mund ta konfirmoj ende nëse kemi rast përleshje apo qitje në drejtim të kundërt. Janë marrë të gjitha provat që mund të na japin më shumë dritë në momentin që do dalin rezultatet”, tha Hodaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai konfirmoi ndër të tjera, se ka familjarë të shoqëruar të viktimës që u vetëvra në zyrën e Cukut në 2005, por që janë lënë të lirë. Ai shtoi gjithashtu se ka dhe persona të tjerë që janë shoqëruar, por që janë sekret për arsye të procesit hetimor.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Policia ka arrestuar disa vrasës me pagesë dhe disa të tjerë janë në hetim”, u përgjigj Hodaj i pyetur rreth mundësisë nëse vrasësi i Cukut ishte një vrarës me pagesë duke mos e përjashtuar pistën se një i tillë mund të jetë edhe i huaj. /Express

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?