Vrasja e gjyqtares, zbardhen dëshmitë e familjarëve dhe fqinjëve: 5 ditë më parë u takuan, por …
Pas krimit tragjik ku mbeti e vdekur gjyqtarja Fildes Hafizi, 39 vjeçe e cila u qëlluar nga ish-bashkëshorti i saj, policia ka mbledhur edhe dëshmitë e familjarëve dhe fqinjëve të nënës së dy fëmijëve.
Ata kanë treguar për policinë së Hafizi dhe ish-burri Fadil Kasemi, 52 vjeç ishin takuar 2 herë brenda 10 ditëve të fundit e veç 5 ditë më parë gjyqtarja kishte refuzuar që të bashkoheshin sërish.
Kjo përgjigje duket se ka qenë përfundimtare duke bërë që 52-vjeçari Kasemi të vendoste për ta vrarë atë.
“Do të pendohesh për këtë”, mësohet se ka qenë fjala që Fadil Kasemi i ka dhënë ish-bashkëshortes së tij, Fildes Kasemi, veç 5 ditë para se ta vrasë.
Këtë dëshmi e kanë dhënë familjarët e nënës së 2 fëmijëve në polici.
Ndërsa fqinjët kanë treguar se Kasemi kishte ardhur disa herë tek banesa, ndërsa kërkonte që të takonte fëmijët.
KOHA JONË SONDAZH

