Vrasja e ish-policit, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka. Kurse i vëllai shpallet i pafajshëm

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të martë vendimin për të pandehurit e akuzuar për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë.

GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i arrestuar në shkurt të vitit 2024 në Belgjikë dhe i ekstraduar në Shqipëri në gusht të po atij viti. Ndërkohë, vëllai i tij, Erlis Duka, u shpall i pafajshëm nga gjykata, pavarësisht se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar për të një dënim prej 25 vitesh burg.

Me nga 25 vite burg u dënuan gjithashtu tre të pandehurit e tjerë Fatmir Hyseni i njohur si “Doqja”, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Ndërsa në një proces të ndarë, për të njëjtën ngjarje, më herët janë dënuar edhe Blendi Teta me 25 vite burg dhe Ilir Selmani me 26 vite burg. Santiago Malko, ish-efektiv policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit 2019, me breshëri plumbash, në zonën e njohur si “Xhamlliku” në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?