Vrasja e komisar Lamaj, eksperimenti i Gjykatës rrëzon alibinë e Frrokut

Eksperimeti hetimor i kryer nga Gjykata e Krimeve të Renda për llogari të proçesit penal ndaj Arben Frrokut ka rrëzuar alibin e tij.

Rruga që përshkroi autori i vrasjes së Dritan Lamajt pasditen e 24 janarit 2013 ka patur kohën e mjatueshme për tu larguar nga vendi i ngjarjes drejt pikes se kalimit kufitare te Kapshticës.Gjykata e Krimeve të Rënda e ka perfunduar pas 2 orë e 50 minuta eksperimentin, duke përshkruar e rrugën Tiranë-Kapshticë, me një shpejtësi 100-120/km në orë.

Makina e ngjashme me ate të pandehurit, e drejtuar nga një shofer i zgjedhur nga gjyakata dhe nje mjet që e shoqëronte atë, ku udhëtonte gjyqtari i çështjes Dritan Alluni dhe avokati mbrotjes Genc Gjokutaj, mberriti në pikën e kalimit të Kapshticës në orën 21:13 minuta, ndërkohë që u nis nga Tirana në orën 18:30 minuta.

Duket se ky eksperiment do te jete nje prove ne favore te akuzes, pasi ky ka qene dhe pretendimi ku eshte mbeshtetur Prokuroria ne akuzën e ngritur ndaj Frrokut e bazuar kjo edhe ne nje deshmi okulare.Sipas prokurorise Frroku është autor i vrasjes se Dritan Lamajt dhe brenda harkut kohore te 3 orëve ai ka patur kohen e mjaftueshme të pershkruaj mbi 200 KM, duke perfunduar në Kapshticë, e me pas drejt Selanikut ne Greqi, ku dhe u arrestua për llogari te hetimeve.

Ky eksperimet ishte nje kerkese e vazhdueshme e mbrotjes ne proces, por qe me finalizimin e saj rrezon perfundimisht pretendimin e Prokurorise se i pandehuri Frroku nuk ka qene prezent ne vrasjen e Lamajt.Ne kete prove eksperimentale, prokuroret e çështjes u terhoqen per arsye sigurie.

SHKARKO APP