FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e policit, ministri Hasani: Shqipëria krah Kosovës, akt kriminal

Ministri i Europës dhe i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku një polic mbeti i vrarë pas sulmit me armë. Ai shkruan se akti i sotëm është një kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se autorët duhet të përballen me drejtësinë.

“Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës. Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.

Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkruan Hasani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?