Vrasja e Santiago Malkos, çohet për gjykim Blendi Teta
Pas afro një viti në paraburgim Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Blendi Teten të vetmin person të arrestuar për vrasjen e ish policit Santiago Malko.
Për tetë të pandehurit e tjerë të cilët janë në kerkim është veçuar dosja.
Teta akuzohet për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Prova në ngarkim te tij sipas akuzës janë të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike dhe, te dhëna nga ekzaminimi teknik kompjuterik i aparatit celular, si dhe analizimi i tabulateve telefonike.
Sipas akuzës provohet fakti se për shkak të ushtruarit të aktivitetit “LLoto Sport”, prej vitesh i akuzuari Blendi Teta ka pasur njohje dhe marrëdhenie biznesi te paliçensuar në ketë aktivitet me të hetuarit Leonard e Erlis Duka dhe keta ushtrues te aktivitetit “Lloto Sport” dhe ka qënë në dijeni të ngjarjes që do të kryhej.
Akuza pretendon se Blendi Teta në kuader e grupit te strukturuar kriminal ka qënë pjesmarrës dhe ka kryer veprime bashkëpunuese në rolin e ndihmësit për realizimin e vrasjes se viktimës Santjago Malko.
Madje në dyshohet se ai ka orientuar pjestarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e viktimes se vepres penale para ngjarjes.
Pretendimi i tij se nuk ishte perfshire direkt ne krim dhe nuk ka bashkevepruar me të tjerë, pasi është larguar nga vendngjarja para se te kryhej vrasja, hidhet poshte si pabazuar ne akte dhe në prova.
Për vrasjen e Malkos, Prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi.
Santiago Malko u vra në një atentat më 27 gusht të vitit 2019 në rrugën ‘Xhanfize Keko’ në Tiranë.
Santiago Malko, i cili deri në vitin 2014 ka qenë polic, u qëllua me armë zjarri teksa po lëvizte me makinë.
Të akuzuar për vrasjen e tij janë, Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.
Burimi: Ora News