Vrasja e të moshuarit në azilin privat, ndalohet kryeinfermierja dhe infermierja që ndodheshin në turn
Ishin aty për të marrë përkujdesje, por një vrasje ndodhi këtë të enjte në ambientet e një azili privat ”Ruaje Moshën” në lagjen ”Ali Demi” në Tiranë. Policia e Shtetit ka arrestuar si të dyshuar për vrasjen me bastun hekuri të 82-vjeçarit Virxhil Vesho, shokun e tij të dhomës Zyhdi Shehi, 78 vjeç.
Lajmi i fundit është që kryeinfermierja dhe infermierja të cilët kanë qenë në turn janë ndaluar nga Policia e Tiranës. Autori është një historian dhe shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare.
Dy infermieret nuk kanë marrë në telefon policinë por kanë marrë në telefon agjenci funerale. Në polici kanë pretenduar që nuk e kanë kuptuar që Zyhdi Shehi kishte vrarë Virxhil Veshon, por sipas tyre kanë menduar se është rrëzuar dhe i ka ardhur vdekja nga kjo, dhe jo nga dhuna e ushtruar nga shoku i dhomës së azilit.