Vrasja në Torovicë, pronari i baxhos: Dy autorët ishin me maska, donin paratë e qumështit

Bënë rezistencë ndaj grabitësve, për të mbrojtur paratë e qumështit për banorët e Torovicës. Në këto rrethana ka ndodhur vrasja e 26-vjeçarit Ajet Qokthi mëngjesin e djeshëm, i cili bashkë me xhaxhain po udhëtonin me kamionçinë drejt Torivicës për shpërndarjen e parave për dy muajt e fundit, një shumë e konsiderueshme që ka tërhequr vëmendjen e grabitësve.

Ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë nga dy autorët e ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 12 persona nga Torovica dhe Bushati, që mund të kenë dijeni.

Xhaxhai i viktimës, Agron Qokthi (pronar i një baxhoje) ka deklaruar për policinë se dy autorët ishin me maska dhe nuk kanë arritur të grabisin asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam konflikte me askënd. Ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të konkurrencës, por dyshoj për një tentativë grabitjeje. Autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët na kanë dalë përpara në rrugë. Na kanë qëlluar me armë direkt në lëvizje e sipër, pasi nuk kemi ndaluar.”, ka pohuar në polici Agron Qokthi.

Swiss Digital Mobile Reklama

VRASJA

Mëngjesin e djeshëm, 40-vjeçari Agron Qokthi po udhëtonte së bashku me nipin e tij Ajet Qokthi, me një kamionçinë me targa AA553BY nga Shkodra për në drejtim të Torovicës. Në hyrje të fshatit Torovicë, dy persona u kanë zënë pritë dy shkodranëve. Në një kthesë (zonë e pabanuar) kamionçinës i ka dalë para një autoveturë pa targa.

Mësohet se drejtuesi i autoveturës ia ka bërë me shenjë shoferit të kamionçinës që të ndalonte, por ai nuk u është bindur agresorëve, duke vijuar rrugën. Menjëherë autorët e pritës kanë qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku.

Për pasojë, 26-vjeçari Ajet Qokthi, i cili udhëtonte si pasagjer ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa xhaxhai i tij (drejtuesi i mjetit) u ka shpëtuar plumbave. Pas vrasjes, autorët e krimit nuk kanë ndjekur kamionçinën, por janë larguar në drejtim të Shkodrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?