Vrasje me armë zjarri në Tiranë
Aktualitet E Enjte, 20 Maj 2021 18:07
Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmjen sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Kosovarëve’. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.
Burime nga vendi i ngjarjes thonë eshte Artan Cuku. Viktima ka qenë punonjës në policinë e shtetit ku ka mbajtur edhe detyra të rëndësishme në Tiranë dhe në rrethe të tjera të vendit. Ai ka qene drejtor policie para vitit 2013 ne Vlore. Eshte me origjine nga Lura.


