Vrasjet e pazbardhura

Vrasja e ish-efektivit të policisë në Shkodër, Boran Bërçana me shumë gjasa do arkivohet në dosjet e pazbardhura. Kur kanë kaluar gati 2 javë nga ekzekutimi brutal i 30-vjeçarit dhe bashkëjetueses së tij, hetimet kanë mbetur në vend numëro.

Në muajin maj kosovari Xhafer Osmani u dogj i gjallë në automjetin e tij në Derven të Krujës. Kur kanë kaluar më shumë se 2 muaj nga ekzekutimi makabër, policia nuk ka zbuluar ende as motivet dhe asnjë autor të dyshuar.

E pazbardhur vijon të jetë edhe ekzekutimi i dyfishtë në prill të 2017-ës i Juxhin Dautit dhe ish-shefit të policise Ervin Dalipaj. Edhe në Fier, vrasja e Nelgert Patës ka mbetur pa autorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?