Vrau 17-vjeçarin shqiptar pas sherrit për një vajzë, dëshmia e italianit: E godita me thikë nga frika se …
Aktualitet E Martë, 1 Qershor 2021 09:37
Simone Maddaluni, ka thënë para gjykatësit se Pandi Lavdarin e qëlloi pasi kishte frikë nga se mos konfrontohej sërish me të.
Ata kishin patur një zënkë ditën e diel në mëngjes pas daljes nga një diskotekë, dhe sherri vijoi edhe të hënën ku italiani e qëlloi shqiptarin me thikë në gjoks.
Ai u shfaq i penduar në gjykatë dhe tha se u detyrua ta qëllonte shqiptarin, pasi ai i kishte thënë se do ta rrihte sa herë ta shikonte, raportojnë mediat italiane.

