Vrau gruan duke e hedhur nga dritarja e banjos, Fredi Ruko i shpëton dënimit me burg për jetë

Fredi Ruko, 52-vjeçari nga Fieri i shpëtoi burgimit të përjetshëm, pasi gjykata e Krimeve të Rënda i pranoi gjykimin e shkurtuar, pasi i pandehuri kishte shprehur pendesë për krimin.

Para gjykatës, i pandehuri Ruko pranoi krimin duke kërkuar aplikimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë të cilën ia mbështeti edhe avokati mbrojtës me arsyetimin ligjor.

Edhe prokuroria nuk ishte kundër, çka i lehtësoi gjykatës vendimmarrjen, duke pranuar kërkesën e të pandehurit që akuzohet për “vrasjen e bashkëshortes”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas pranimit të gjykimit të shkurtuar, seance u shty për t’i lënë kohë prokurorit të përgatisë konkluzionet përfundimtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja për të cilën akuzohet Ruko ka ndodhur në dhjetorin e vitit të kaluar, ku pas një debate me bashkëshorten Liljana Ruko e ka hedhur atë nga dritarja e banesës së tyre në lagjen “Kryengritja” të Fierit, ku për pasoj ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?