Vrau prindërit – Gjykata urdhëron ekspertizën mendore për Leonard Nikën

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masës e sigurisë ‘arrest me burg’ për 60 ditë për 29-vjeçarin Leonard Nika, i cili ekzekutoi me armë zjarri prindërit e tij.

Sakaq, gjykata ka urdhëruar kryerjen e një ekspertize mjekësore për të verifikuar gjendjen e shëndetit mendor të 29-vjeçarit, i cili mësohet se nuk ka folur gjatë seancës gjyqësore.

Deklarata kontraditore ka dhene edhe per oficeret e hetimit një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk mbaj mend asgje. Nuk e di pse e bera, pse i vrava prinderit” ka persëritur vazhdimisht përpara hetuesve Leonard Nika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai nuk ka dhene shumë detaje mbi konfliktin apo motivin që e nxiti këtë të fundit të kryente një krim aq të rëndë.

29 vjeçari gjithsesi ka pranuar se ka debatuar me prindërit pasi nuk i kane dhene para për t’u nisur drejt Italisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua dy ditë më parë në Xhafzotaj të Shijakut. Ali Nika 70 vjeç dhe bashkëshortja e tij Jenije 66 vjeç u gjetën të vrarë me çifte në derën e shtëpisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?