Vrau shokun e fëmijërisë, gjykata e Korçës cakton masën “arrest me burg” për Kristian Sterjon
Kristian Sterjo, 20-vjeçari i akuzuar për vrasjen e Johan Zukos në Korçë, është lënë nga Gjykata e Korçës në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Sterjo u paraqit në gjykatë nën masa të shtuara sigurie, ku u zhvillua seanca për caktimin e masës së sigurisë.
20-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim”, si dhe për “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ngjarja për të cilën akuzohet Sterjo ndodhi disa ditë më parë në lagjen nr. 14 në Korçë, ku mbeti i vrarë Johan Zuko.
KOHA JONË SONDAZH

