Vrenozi-Berishës: Përveç partisë, Basha po na ndan dhe familjet
Korçari i famshëm Ilir Vrenozi, ishte pjesë e takimit që Sali Berisha mbajti me demokratët në ”Foltoren” e mbajtur këtë mbrëmje në Korçë.
Ai i ka bërë dhuratë ish-kryeministrit një kornizë ku brenda saj është ish-kryeministri së bashku me foton dy miqtë të tij, që nuk jetojnë më. Ai tha se Lulzim Basha jo vetëm që po ndan partinë, por po ndan dhe familjen.
”Sot në sallë mungojnë këta të dy, janë dy miqtë e doktorit, Artur Peka dhe Vasli Haruni. Edhe një fjalë dua të them që Basha lëre që po e ndan partinë por po ndan dhe familjen. I thashë djalit të vinte sot këtu por nuk erdhi”.