Vritet me thikë në zemër shqiptari në Itali, 38-vjeçari shkoi të lante hesapet, por mbeti i vdekur

Një shqiptar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në zemër gjatë një sherri në Via San Giovanni.

Burri vdiq më pas në spitalin Cattolica. Viktima është D. Idrizi, 38 vjeç, i dënuar për drogë në San Giovanni in Marignano (Rimini).

Ai kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje bashkëfshatarësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas medias italiane, atij i është dashur të marrë një shumë prej 5 mijë eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me dy-tre të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë banoren shqiptare në pallat. Më pas një person është armatosur me thikë dhe ka goditur tri herë në gjoks Idrizin.

Të tjerët të pranishëm në përleshje u trajtuan në spitalin e Pesaros. Askush nuk është arrestuar deri më tani, por mbi ta mund të rëndojnë akuzat vrasje, tentativë vrasje dhe plagosje e rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?