Vuçiç në Tiranë: Serbia është vend i pavarur, jemi shumë pranë Rusisë

Edhe pse fillimisht deklaroi se nuk do të vinte në Tiranë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Samitin që do të zhvillohet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një prononcim për gazetarët, Vuçiç theksoi se Serbia është shtet i pavarur dhe se vendi që ai drejton i di detyrimet përkundrejt rrugëtimit drejt BE, ndërsa nga ana tjetër shtoi se Serbia është shumë pranë Rusisë.

Vendosëm të vinim të diskutonim për të gjitha çështjet. Ne mbetemi të përkushtuar për çështjen e dialogut dhe për negociatat me BE. Duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore në përputhje me Kushtetutën tonë. A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste prej meje. Unë jam realist dhe jam këtu të mësoj shumë nga shumë njerëz, nga BE dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë dhe besoj të marrim lajme të mira.

BE kërkon harmonizim më të madh. Kjo nënkupton që është e rëndësishme të marrim mbështetjen e BE për energjinë. Këto janë shenja të mira për të gjitha vendet tona. Besoj sot do të dëgjojmë për strategjinë e BE për të ardhmen. BE ka kërkuar harmonizim të plotë, Serbia është vend i pavarur ne i dimë detyrimet tona përkundrejt rrugëtimit drejt BE. Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në ’99 dhe do ta diskutojmë sot. Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur nëse dikush do të thotë se jemi afër me Rusinë është arsye për të kritikuar dikë kur nuk ke asgjë për të thënë. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze falsiteti, lajmesh të rreme, por e vërteta del. Serbia është vend i pavarur, është drejt rrugëtimit të BE-së, tha ndër të tjera Vuçiç.

SHKARKO APP