Xhaçka i kthehet ashpër opozitës: Boll me inskenimet, kam një ftesë për ju (VIDEO)

Pas akuzave të opozitës për situatën e emergjencës në të cilën ndodhet Shqipëria, nuk ka nguruar as përgjigjja e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përmes një videomesazhi, ajo shpreh keqardhje për atë që e konsideroi si degradim të opozitës së bashkuar dhe tha se akuzat janë të inskenuara. “Operacioni i paprecedentë po u vjen në ndihmë mbi 600.000 familjeve e qytetarëve”,-deklaroi Xhaçka, e cila shtoi se opozita po përpiqet të hedhë baltë ndaj përpjekjeve humanitare për të përballuar me shpejtësi situatën.

”E inkurajoj opozitën të mos bëjë politikë, por ta referojë çështjen sa më shpejt tek organet e drejtësisë që të sqarohet sa më parë. Procedura e prokurimit të rezervave të shtetit është bërë në përputhje me procedurën ligjore të afateve të përshpejtuara të gjendjes së fatkeqësisë”.

Nga ana tjetër ajo i bëri opozitës një ftesë publike që t’i vijë në ndihmë shtetit, duke kontrolluar punën e qeverisë në terren. “Këta që i bren meraku, i ftoj të heqin pizhamet, të ngrihen nga divanet, të lënë telekomandat, telefonët, Facebook-un dhe të vijnë të na ndihmojnë në terren, atje ku nevoja është vërtet shumë e madhe”.

Akuzat e opozitës

Opozita e akuzon Ministrinë e Mbrojtjes se ka shfryëzuar procedurat e emergjencës për të dhënë në mënyrë arbitrare një tender tek një kompani elektronike dhe ndërtimi, të cilës iu dha tenderi për tregtimin e ushqimeve.

Deklarata e opozitës thotë se kjo është një aferë korruptive dhe klienteliste, për shkak se

1. Kompania që Edi Rama dhe Olta Xhaçka kanë parapërzgjedhur t’i japin plot 1.5 milion euro nuk ka asnjë eksperiencë në tregtimin e produkteve ushqimore. Kompania “Eurovia” është e specializuar për pajisje kompjuterike dhe ndërtim, jo për tregtimin e produkteve ushqimore.

2. E njoftuar parapakisht për hapjen e këtij tenderi, në datë 19 Mars 2020, pra vetëm 6 ditë para se të shpallej fituese e tenderit për ushqime nga Ministria e Mbrojtjes, kompania “Eurovia” shpk, dega Shqipëri, ka modifikuar objektin e aktivitetit të saj, duke shtuar edhe tregtimin në produktet ushqimore. Vetëm 6 ditë pas këtij modifikimi, pa asnjë eksperiencë në këtë fushë, ajo shpallet fituese e tenderit 1.5 milionë euro të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes për paketat ushqimore”.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/533774524180977/

SHKARKO APP