Xhafaj mbledhje urgjente në Policinë e Tiranës për vrasjen e ish-policit Artan Cuku
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbledhur urgjentisht drejtuesit e policisë në lidhje me vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Cuku.
Mbledhja urgjente zhvillohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe marrin pjesë Drejtuesi i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako, dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe drejtuesit e policisë së kryeqytetit.
Deri tani janë marrë pamje filmike që tregojnë se si ishte veshur vrasësi i ish-policit. Gjithashtu, gruaja e viktimës dhe administratori i pallatit kanë deklaruar se panë vrasësin.
Policia e Tiranës kanë nxjerrë edhe një shpërblim prej 30 milionë lekë të vjetra për këdo që ofron informacione për autorin e ngjarjes së rëndë.

