Xhaferaj: Programi ekonomik i PD është hartuar nga ekspertë shqiptarë dhe gjermanë

Kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, njëherësh kandidat për deputet, thotë se programi ekonomik i koalicionit opozitar është hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë, të asistuar nga ekspertët gjermanë të Partisë Kristian-Demokrate.

I ftuar në emisionin “Para dhe Pasuri” në Ora TV, përballë gazetarit Fatos Çoçoli, Xhaferaj theksoi se gjatë gjithë hartimit të programit kontekstit shqiptar i është dhënë këndvështrimi i ekspertizës më të mirë Perëndimore. “Në qoftë se për 8 vite, paraja ka kaluar nga qytetari tek një dorë njerëzish, programi ynë synon që paranë dhe pasurinë ta çojë nga shteti dhe ky grusht njerëzish në drejtim të qytetarit”, tha Xhaferaj.

Sipas tij, programi i PD-së është realist, jo si ai i PS-së, të cilin e quan si premtime për mashtrim. ”E gjithë filozofia jonë është që nga një raporti i vasalitetit, nga një raport dominues i shtetit, kur biznesi i madh e i vogël trembej kur shihte tatimorin, tani të kemi një raport partneriteti”, deklaron kryedemokrati i Durrësit.

Ai shtoi se çdo grupmoshë do të përfitojë nga ky plan ekonomik, nga të porsalindurit deri tek pensionistët. ”Bonusi 3 mijë lekë në muaj për të porsalindurit i shërben Çifteve për pesë vite. Kur kalon fëmija në shkollë, libra dhe ushqim falas. Në universitet të gjithë do të kenë shanse të barabarta për tu shkolluar. Kur mbarojnë universitetin, 10 mijë studentë do të zhvillojnë për një vit rresht praktikën profesionale të paguar me 300 mijë lekë. 110 mijë vendet e reja të punës do të ndihmojnë të gjithë ata që janë në moshë për të punuar. Në fund janë pensionet, që do të përfitojnë Çdo vit rritjen e pensionit nga 5 deri në 10 %”.

SHKARKO APP