Ylli Manjani: Monizmi është drejt fundit kur mbyll shkollat…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrisë së Arsimit për shkollat dhe universitetet.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani thekson se këto janë shenja brenda një cikli politik, që sipas tij është nga monizmi në monizëm.
“Të njëjtat shenja brenda një cikli politik nga monizmi në monizëm. Në semestrin e dytë i vitit shkollor 1990-1991 shkollat u mbyllën. Qeveria moniste e kohës vendosi të mbyllte shkollat sepse nuk përballonte dot më protestat. Na thirrën në qershor sa për të dhënë provime. Pas 29 vitesh, fiks në semestrin e dytë të vitit shkollor 2019-2020 shkollat u mbyllën. Përsëri vendimin e merr qeveria moniste. Thonë se monizmi është në fund kur mbyll shkollat…”,-shkruan Ylli Manjani në Facebook.