Zbardhet pasuria e bandës së kokainës. Ermal Hoxha jetonte me qera

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur sot llogaritë bankare të të arrestuarve në operacionin e Elbasanit ku u zbulua edhe laboratori i kokainës. Ky veprim është ndërmarrë në bashkëpunim edhe me Drejtotinë e Pastrimit të Parave, duke u bazuar të ligji Antimafia.  Bie në sy se asnjë prej 7 të arrestuarve nuk ka depozita në shuma të mëdha parash, cka rrit dyshimet se investimi është kryer me të paratë e të tjerëve.  Po kështu edhe transaksionet bankare janë kryer me emra personash të tjerë, për të shmangur kështu cdo lloj dyshimi të mundshëm.

Pasuria e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha

Ermal Hoxha rezulton të ketë vetëm një shtëpi me qara në zonën e “Unazës së Madhe” në kryeqytet. Sipërfaqja e shtëpisë është 100 metra katror, ndërsa mësohet se Ermali ka kërkuar kredi për rikonstruksionin e saj. Këtu hetuesit ngrejnë dyshimet, pasi është pak e çuditshme se si mund të rikonstruktohet një shtëpi me qera. Gjurmët të cojnë në një lëvizje të atillë që Ermal Hoxha të ketë qenë pronari real i apartamentit, por që e ka regjistruar në emër të dikujt tjetër.

Sipas hetuesve, rezulton se bashkëshortja e Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurtaj, ka lëvizje nga llogarite e saj bankare shuma të vogla, te cilat lidhen me biznesin e saj me emrin “Hera Company” e që rezulton të jetë bashkortake me një person nga Fieri me inicialet D.P.

Pasuria e vëllezërve Kelmend e Arjan Dalipi

Dy vëllezërit që rezultojnë edhe pronarë të magazinës, rezultojnë se kanë pas lëvizje parash në banka, por në emër të kompanive me të cilat operojnë në qytetin e Elbasanit. Shumat e parave nuk e justifikojnë investimin në magazinë (laboratori i kokainës, blerja e kokainës etj)

Pasuria e të pandehurve të tjerë (Ilir Hyseni, Saimir Batku dhe Gentian Gjonaj)

Edhe për këta nuk rezulton të ketë pasur lëvizje të shumave të mëdha në lloagritë e tyre bankare. Nga verifikimet del se vetëm Gentian Gjonaj ka lëvizur shuma parash kur kishte aktivitet biznesi, së bashku me dhëndrrin e Enver Hoxhës, shtetasin Klement Kolaneci. Por kompania e tyre ka deshtuar dhe është bllokuar nga zyra përmbarimore.

 

Pritet që në ditët e ardhshme Zyrat e Hipotekës të zbardhin të gjithë pronat e mundshme të të arrestuarve dhe familjarëve të tyre. Për dy shtetasit kolumbianë nuk janë gjetur llogari bankare në Shqipëri.

SHKARKO APP