Zbardhet skema e mashtrimit, se pse “braktisen” fëmijët shqiptarë në Itali
Kriza e refugjatëve ka prekur dhe Shqipërinë, ku në 2015 keni qenë në vendet e para për azil në shtete të BE-së. Alarmi që vjen nga vendi fqinjë është se dhjetëra fëmijë minorenë, që futen në Itali ligjërisht si turistë, të shoqëruar nga persona të rritur, nuk largohen asnjëherë nga shteti.
Sipas një raporti të autoriteve Italiane, pohohet se fëmijët ‘braktisen’ nga shoqëruesit e tyre, në dyert e prokurorisë, policisë, apo institucioneve të tjera.
Kjo skemë përdoret nga Shqiparët për të siguruar qëndrimin dhe studimin e fëmijëve të tyre në Itali, e ku paguajnë trafikantë për t’i braktisur ata në rrugët e Italisë, kjo me qëllim që të merren në mbrojtje nga shërbimet sociale, që u sigurojnë ushqim dhe arsimim.
Prokuroria në Forli të Italisë ka denoncuar 66 shqiptarë, mes të cilëve 41 maxhorenë dhe pjesa tjetër minorenë, të cilët dyshohet se janë të implikuar në “trafikun e çuditshëm” të fëmijëve në Itali.
41 shqiptarët maxhorenë akuzohen për favorizim të emigracionit klandestin, mashtrim të rëndë, dhe braktisje të të miturve, ndërsa 25 minorenët akuzohen për bashkëpunim në mashtrim.
Fëmijët shqiptarë, sapo mbërrinin në Itali, trokisnin në dyert e institucioneve, duke thënë se i kishin braktisur dhe nuk kishin asnjë të afërm ku të qëndronin.
KOHA JONË SONDAZH

