Zbulohet agresori i gazetarit Elvi Fundo. 10 milionë lekë kush e identifikon (FOTO)

“Balkan Web” ka mundur të sigurojë sot foton e agresorit kryesor që goditi me leva gazetarin dhe drejtorin e “City news”, Elvi Fundo më 8 mars, rreth orës 10:40 të paradites, ndërsa ishte i shoqëruar dhe nga një person tjetër.

Në fotot e siguruara nga “Balkan Web”, shihet qartë fytyra e agresorit, çka mund t’i vijë në ndihmë qytetarëve, por edhe policisë për ta identifikuar më lehtë.

Kujtojmë se policia ka vënë në dispozicion numrat e telefonit 0694110202 dhe 0694100134, si dhe shumën prej 5 milionë lekësh për çdo informacion. Nga ana tjetër, “City News” ka ofruar edhe 5 milionë lekë të tjera për identifikimin e autorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

NGJARJA

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 mars ku gazetari Elvi Fundo u godit nga dy persona në zonën e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet. Fill pas ngjarjes, gazetari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak. Në një rrëfim për ‘Balkan Web’, Fundo, drejtor i portalin “City news”. nuk dha shumë detaje, por pohoi se: “Përfundova në spital. Kam marrë plagë të rënda, por jam mirë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?