Zbulohet hajduti i bagazheve në aeroport

Vinte rrotull pasagjerëve pa gjë të keq duke u ngatërruar mes tyre mes çantave dhe bagazheve. Shihte me vëmendje lëvizjet e tyre gjatë check-in. Dhe duke parë që ndonjë prej pasagjerëve nuk e kishte mendjen i vidhte bagazhet. Largohej me qetësi dhe pa rënë në sy. Ai është regjistruar në aeroportin e Fiumicinos në Itali. Nga kamerat e sigurisë policia arriti të kapte autorin, një venezuelian, 55 vjeçar. Pas kryerjes së dënimit në Itali ai do të dëbohet nga vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?