Zbulohet personi që futi në kurth prokurorin
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar me hetimin ditën e sotme pas rastit të publikuar në media një natë më parë në emisionin investigativ “Stop”, ku një oficer gjyqësor ka marrë rryshfet 18 mijë euro për prokurorin Ardian Braho.
Sot është sekuestruar dosja e 120 mije eurove në zyren e prokurorit Braho, mëson.
Nga verifikimet rezulton se personi qe ka dhene parate eshte një person i perdorur ne disa operacione policore me infiltrime dhe simulime aktesh korruptive.
Parate kane qene me fasheta te bankes cka dyshohet se jane terhequr nga banka diten e ngjarjes, shkruan “Panorama”.
Nga verifikimet e pamjeve te sekuestruara del se filmimi eshte bere nga te pakten 5 kamera pasi ka plane nga 5 kende te ndryshme por qe vetem dy jane publikuar.
Sipas burimeve hetimore, 120 mije eurot e bllokuara ne Gusht sipas prokurorit Ardian Braho jane mbajtur te bllokuara deri ne fund te Korrikut 2016 per shkak te pritjes per leterporosite e nisura ne Monako dhe ne Itali per verifikimin e burimit te transfertes se bere me perfitues shtetasin Gani Metollari.
Lapsi.al
KOHA JONË SONDAZH

