Zbulohet se çfarë ka thënë autori i goditjes së Berishës: Ishte për t’u bërë!

Gazetarja Klodiana Lala mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte me emisionin “Open” në News24, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj Sali Berishës nga i riu Gerti Shehu.

Ajo deklaroi se pas një komunikimi që pati me Erzen Breçanin, i cili ishte dhe personi që neutralizoi autorin dhe më pas e largoi atë nga turma për të mos e dhunuar, ai ka komunikuar dhe biseduar me të.

Breçani e ka pyetur: Çfarë kishe me Berishën, pse e godite?

Ndërsa i riu mësohet se i ka thënë: Ishte për t’u bërë

Kjo përgjigje lë shumë nënkuptime. Pra dikush e ka inicuar ngjarjen ose paguar autorin. Ndërsa që vetë kryeministri Rama ta urdhëronte skenarin duket pak e besueshme, sepse pikërisht në kulmin e tij të Samitit, kur ylli i shkoi në Zenit, nuk kishte pse prodhonte ngjarje të tillë që ia prishte lavdinë e Samitit.

Natyrisht nisur edhe nga thënia e tij se “Ishte për t’u bërë”, policia dhe prokuroria duhet të hetojë për të gjetur autorin apo autorët e këtij skenari të rrezikshëm.

Duke u munduar ta bëjnë me çdo kusht të çmendur që të mbyllet me kaq, kjo vetëm sa i jep të drejtë PD të ngrejë stekën e akuzës.

Nga ato që u thanë nga familja e tij apo nga policia të bën të dyshosh se ai ka probleme por jo aq të theksuara sa të guxojë për të goditur liderin e opozitës. Si puna e këtij ka me qindra nëpër qytete dhe do të ishte bërë nëse do të ishin kaq agresivë!

Dikush e ka sponsorizuar këtë krim që mund të përfundojë keq si konflikt, nëse nuk e hetojnë me paanshmëri.

SHKARKO APP