Zbulohet se me kë do të punojë Elhaida Dani, për këngën e re të Eurovision

Pas tërheqjes së befasishme të kompozitorit Aldo Shllaku, i cili nuk lejoi që kënga "Diell" fituese e FiK në RTSh, të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetshëm të Eurovision, duket se zëvendësuesët paskan qenë gati. Producentët Zapp n' Chriss nga Kosova, janë të përzgjedhurit për të krijuar këngën e re që Elhaida Dani do të këndojë mbrëmjen e 19 majit në Vienë, Austri. Dyshja e njohur e muzikantëve, konkurruan në festival me këngën "Të ndjej" nga Linda Halimi e cila përfundoi në vend të dytë, ndërsa vetëm këtë paradite, Elhaida Dani ka njoftuar fansat e saj se për këngën e re ka nisur puna. Ende i pa qartë mbetet motivi që detyroi Aldo Shllakun të tërheqë këngën nga Eurovision dhe po ashtu nuk dihet pse Zapp n' Chriss, janë përzgjedhur për të realizuar këtë këngë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?