Zbulohet urdhri i ri kundër deputetëve, për vizitat në burg
Të gjithë deputetët të cilët duan të hyjnë në ambjentet e burgjeve në vend për të takuar persona të dënuar apo të paraburgosur, duhet të marrin më parë miratimin e Ministrit të Drejtësisë, pasi ta informojnë këtë të fundit për arsyet dhe qëllimin e vizitës.
‘News 24’, ka siguruar urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani, drejtuar vartësve të tij, që të mos lejojnë asnjë deputet apo funksionar të lartë që të kryejnë vizita apo takime në burgje, pa qenë të pajisur me leje nga Ministri i Drejtësisë. Vetëm nëse ligjvënësit, kanë marrë më parë miratimin nga ministri, atëherë mund të realizojnë vizitën dhe takimin.
Urdhri iu është bërë me dije gjithë drejtuesve të Burgjeve e paraburgimeve në vend, të cilët tashmë kanë vetëm detyrën që t’iu mundësojnë deputetëve kushtet për të kryer vizita apo takime në ambientet e vuajtjes së dënimit. /balkanweb/

KOHA JONË SONDAZH

