Zërat kundër në PD kanë vdekur më 11 maj!

PD-ja kishte polemika dhe debate, ka patur edhe përplasje fizike, por gjithsesi kishte mendim ndryshe para 11 majit.

Ndërkohë tani asnjë zë oponence nuk dëgjohet më, sikur të gjithë janë në gjumë. Vetëm Berisha flet.

Nuk themi për të filluar sherret por një parti demokratike duhet të ketë edhe mendim ndryshe, ose së paku të flitet nga deputetët se pse humbën si PD, pavarësisht retorikës së përhershme se “na vodhi Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka asnjë zë se si mund të ndryshohet kjo forcë politike, se si mund të ringrihet PD-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ku janë Gaz Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Bujar Leskaj etj figura të selisë Blu? Pse nuk flasin?

Pse nuk analizohet se cilat ishin fajet e Berishës? Apo i futi Berisha në listën e mbyllur dhe janë rehat për vete?

Me sa duket të gjithë janë të kënaqur me 11 majin sepse Berisha pasi mori vulën e PD, tani ka futur në dorë edhe grupin parlamentar nën kontroll dhe sido të vijë puna ai do të mbetet numri dy në politikën shqiptare, si lider opozite.

Por kjo është opozitë që nuk punon me vetmohim për të ardhur në pushtet, mjaftohen se janë deputetë.

Paga është e mirë, dieta ka plot, ndonjë thërrime do të hidhet nga pushteti ndaj pse të dalin me mendim oponence ndaj Berishës?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?