Zgjedhjet Parlamentare, 2600 të burgosur me të drejtë vote
Në vendin tonë në këto zgjedhje të 25 prillit kanë të drejtë të votojnë edhe të dënuarit me burg, apo ata që presin në paraburgim. Pas këtyre hekurave qëndrojnë gati 58 vajza dhe gra që janë dënuar për krime të ndryshme. Disa prej tyre kanë të drejtë vote këtë mëngjes të 25 prillit.
Që në orët e para të mëngjesit lista prej 31 personash që mund të votojnë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit ka mbërritur. 31 vajza dhe gratë kanë zgjedhur të mbeten jashtë vëmendjes së kameras, por sipas informacioneve që marrim gjatë vizitës në burgun 325 të gjitha vajzat që gëzojnë të drejtën e votës do të shprehin bindjen e tyre në fletët e votimit. Te burgu i Mine Pezës, qëndrojnë në kushte paraburgimi më shumë se 100 persona.
Procesi i votimit zhvillohet në një dhomë të vogël që në kushte normale shërben si dhomë këshillimi, por që është shndërruar në qendër votimi. Procesi i votimit në paraburgim është i ngadaltë, ndonjëherë për sistemin e njohjes elektronike dhe herë të tjera për shkak të sigurisë që uniformat tregojnë në këtë zonë.
Sipas KQZ-së nga burgjet apo institucionet e këtij lloji në të gjithë vendin, kanë të drejtë të votojnë rreth 2600 persona ndërsa 2400 të tjerë për shkak të ligjit të dekriminalizimit dhe krimeve të rënda që kanë kryer e kanë humbur këtë të drejtë.