Zhduken dy peshkatarë në Durrës

Dy peshkatarë në Durrës kanë dalë në det prej 17 orësh, por nuk janë kthyer më. Alarmin e kanë dhënë familjarët e tyre, të cilët kanë denoncuar humbjen e tyre në polici.

Avni Shahinaj dhe Bekim Meçinaj kishin dalë prë peshkim rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme në sektorin “ Rinia” me nje varke te vogel.

Ajo çfarë e vështirëson edhe më tepër komunikimin me të humburit është fakti se ata nuk kanë telefona me vete.

Policia në bashkëpunim me rojen bregdetare janë vënë në lëvizje në kërkim të gjetjes së dy peshkatarëve të humbur. Kërkimet po realizohen me dy mjete lundruese.

SHKARKO APP