Zheji: Lleshaj bombardoi zonën e Parlamentit
Gazetari Artur Zheji, nga studio e lajmeve nga RTV Ora ku është duke komentuar protestën e opozitës është shprehur se Lleshaj bëri bombardimin me artilieri të zonës para Parlamentit, ndërsa theksoi se kjo pamje nuk është parë as në 21 janar.
”Kemi marrjen e të gjithë hapësirës nga forcat e policisë dhe makinës së ujit. Është ajo që quhet vendosja e shtetrrethimit në perimetrin e Parlamentit dhe Kryeministrisë. Strategjia e përdorur nga Lleshaj është tipike ushtarake. Lleshaj bëri bombardimin me artilieri të zonës. U bë një bombardim i paskrupullt me gaz. Nuk ka këmëbë protestuesi dhe tani vijën këta zotërinjtë që krijojnë terrot, presion psikologjik mbi të gjithë Tiranën. As në 21 janar nuk kanë qenë këto pamje”.

