Zihet me fqinjët për depozitat e ujit, i helmon me solar

Dhjetra banorë të një pallati në Berat, kanë rrezikuar seriozisht jetën.

Ata janë helmuar me solar nga një prej banorëve të këtij pallati, 64-vjeçari Zoi Gjermeni.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”.

Mësohet se 64-vjeçari ishte zënë me banorët e ketij pallati për depozitat.

Ai u kishte kërkuar banorëve që të merrnin masa, duke qenë depozitat ridhnin dhe uji shkonte në shtëpinë e tij, duke bërë që të kishte lagështi.

Por, duke qenë se ata nuk kanë marrë asnjë masë, 64-vjeçari ka marrë një bidon me solar dhe e ka hedhur në depozitat e fqinjëve të tij fshehtazi.

Pas dy ditësh me problem, një prej tyre është ngjitur në taracën e pallatit dhe ka konstatuar se kapaku i depozitës së tij ishte i hapur, ndërkohë që ka gjetur edhe bidonin e solarit aty pranë.

Tashmë 64-vjeçari do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për këtë ngjarje.

SHKARKO APP