Zinxhir atentatesh me tritol. Policia të përdor dorën e fortë ligjore. Njerëzit janë të shqetësuar

Dy atentate me tritol e tronditën Durrësin këtë fundjavë. Vetëm fati kurseu jetë njerëzish në të dyja ngjarjet. Në të parën, të shtunën, makina e Ardian Trotës, i njohur si “i forti” i Kukësit, u hodh në erë në ecje, në rrugën dytësore Plepa – Golem, tek Shkëmbi i Kavajës. Mjeti, një Mercedes me targa AA 765 FN u nda në dysh nga forca shpërthyese. Ishte një atentat me telekomandë, por 44 -vjeçari shpëtoi për mrekulli dhe mori vetëm disa plagë. Po të shohësh pamjet e makinës, duket e pabesueshme që nuk pati viktima. Fatmirësisht shpërthimi ndodhi kur pranë makinës nuk kishte njerëz apo mjete të tjerë.

Makina e Ardian Trotës e hedhur në erë me minë me celular

Policia nuk ka asnjë dyshim që qëllimi ishte eliminimi i 44 -vjeçarit. Ekspertët e saj thonë se vetëm fati e ka shpëtuar Trotën, pasi sasia e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme.  24 -orë nga kjo ngjarje, një tjetër shpërthim ndodh në mes të rrugës, fare pak larg atentatit ku mbeti i plagosur kuksiani. Në mbrëmje, një makinë fuoristradë, tip Volvo, u hodh në erë në rrugën e plazhit, pranë shkollës “Bajram Curri”. Shpërthimi ndodhi në orën 17.30, në një orë kur kjo zonë është e populluar. Për fat të mirë nuk pati viktima. Makina i përket Julian Tukut, një emigranti në Angli. Ai kishte ardhur disa javë më parë në Shqipëri dhe është larguar pas festave. Makinën e kishte parkuar dy javë më parë përpara shtëpisë së tij që kishte në plazhin e Durrësit. Ai jetonte në Tiranë dhe në Durrës kishte shtëpinë e dytë. Policia thotë se edhe në këtë atentat është përdorur eksploziv, i ngjashëm me atë që u përdor ndaj Trotës. Por motivet e ngjarjes së mbrëmjes nuk janë të qarta, pasi ka  pak të dhëna për aktivitetin e Julian Tukut.

Makina e Julian Tukut e hedhur në erë me eksploziv

Mes dy ngjarjeve, po në Durrës, u godit një grup që prodhonte mina me telekomandë. Përdorte eksploziv C4. Aktiviteti i tij u zbulua pas 2 muajsh hetime të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe me anë të një agjenti të infiltruar. Grupi, i përbërë nga 4 të rinj, nga Dibra, Kukësi dhe 2 nga Durrësi, i prodhonin vetë eksplozivët e komanduar nga celulari. Besohet se ata kanë shitur disa të tillë në Durrës e qytete të tjera, për shuma që varionin nga 1 mijë deri në 2 500 euro. Por hetuesit nuk kanë të dhëna të sakta se sa mina të tilla u nxorrën në qarkullim vetëm nga ky grup.

Tritol makinës së drejtorit të burgut,sot  në mengjez

Pa kaluar ende 24 orë, një tjetër shpërthim ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Makinës së drejtorit të Burgut të Fushë-Krujës i është vendosur eksploziv.

Makinës tip Opel me targa AA654As së drejtorit të burgut në Fushë-Krujë, Arben Suloj i është vendosur eksploziv. Ngjarja është raportuar në redaksinë e Ora Neës mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30,

Nga të dhënat paraprake dyshohet se lënda eksplozive është vendosur gjatë orëve të natës.

Ndërsa ka mbetur plagosur rëndë drejtori i Burgut Suloj, i cili ishte në makinë në momentin e shpërthimit. Siç duket edhe nga pamjet, pas shpërthimit Arben Suloj ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të sinjalistikave.

Ngjarja ka ndodhur brenda  portit të Durrësit, ku mjeti i drejtorit të burgjeve ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje.Arben Suloj 40 vjec është dërguar në spitalin e Durrësit dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.Rreth orës 09:25 minuta drejtori i burgut është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mjekët thonë se ka dëmtime në shtyllën kurrizore.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komenti: Po bëhet e rrezikshme jeta në Shqipëri

Një varg antentatesh po vlojnë ditët e fundit, pa harruar një mori krimesh të këtij lloji gjatë vitit të kaluar. Shto këtu edhe kapjen e fabrikës së drogës në Elbasan e duke mos harruar një sërë krimesh montruoze nëpër familje. E gjithë kjo gjendje krijon ankth e frikë tek çdo qytetar i Republikës ndaj duhet bërë një ndërhyje e fortë jo vetëm në ligjet e vendit për persona të tillë kriminalë që të dënohen në mënyrë taksative me burgim të përjetshëm. Janë krime që kanë terror brenda tyre për qytetarët dhe ky terror nuk është më i vogël se terrori që po bëjnë në Francë apo në disa vende të tjera. Dhe si të tillë duhen trajtuar;terroristë të publikut e penalizimi mirë është që kur tentohen të kapen nga policia të kenë të njëjtin fat si atyre në Paris, pra si të tre terroristëve francezë, plumbin në ballë. Sa më pak prej tyre në këtë jetë aq më mirë është për shoqërinë në përgjithësi. E dyta është detyrë urgjente e Policisë së Shtetit që të forcojë luftën ndaj tyre, e jo vetëm ndaj këtyre, por me specialist të zotë e jo me militantë apo specialist që kanë mbetur në kohën e “qoftëlargut”. Ka nevojë për nevojë për masa drastike , bile edhe ndryshime në ligjin për përgjimet e survejimet, për këdo e mbi këdo. Nuk është ndonjë shkelje e madhe e privatësisë nëse  përgjohet ky kontigjent, edhe pa ndonjë leje ,si për çdo rast nga gjykata. Lirshmëri më e madhe në këtë sens dhe dorë e egër ligjore mbi këdo, sidomos mbi kontigjentin e krimit.

Njërëzit duan paqe, duan punë dhe natyrisht luftojnë për një jetë më të mirë. Por mbi të gjitha e duan me të qetë dhe të sigurtë.

 

SHKARKO APP