Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, flakët rrezikojnë banesat pranë Spitalit
Një zjarr i madh përfshiu pak minuta më parë Lagjen e Spitalit në Lezhë.
Flakët shpërthyen fillimisht në një grumbull mbeturinash dhe më pas u përhapën me shpejtësi drejt banesave, duke krijuar rrezik serioz për banorët e zonës.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave civile, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëmtimin e banesave.
Temperaturat e larta, që arritën deri në 40 gradë Celsius, si dhe era e fortë, e vështirësuan punën e ekipeve të emergjencës, të cilat luftuan për disa orë deri në shuarjen e plotë të zjarrit.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo është shkaktuar si pasojë e rrethanave aksidentale.
KOHA JONË SONDAZH

