Zjarr në Berat, dy banesa shkrumbohen, mes tyre edhe një monument kulture
Një zjarr ka përfshirë sot dy banesa në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit.
Flakët kanë nisur fillimisht në bahçet e dy shtëpive të pabanuara dhe më pas janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.
Pas njoftimit nga banorët e zonës, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje me tre mjete, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe forca policie.
Zjarri rrezikoi të përhapej edhe në çatinë e një banese me status monument kulture, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur dëme më të mëdha.
Në zonë vijon të ketë prani të forcave zjarrfikëse, të cilat po monitorojnë situatën për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.
Gjatë ngjarjes është dëmtuar edhe një automjet tip “Ford”, i cili ndodhej pranë banesave të përfshira nga flakët. Mjeti pësoi dëmtime në pjesën e përparme, por u largua në kohë nga zona e rrezikut.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave nga autoritetet.
KOHA JONË SONDAZH

