Zjarr në Fushë-Krujë, flakët afrohen drejt banesave
Një zjarr ka përfshirë një faqe mali në lagjen Abazaj të Krujës, duke krijuar rrezik për banesat dhe bizneset që ndodhen pranë zonës së përfshirë nga flakët.
Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll. Për shkak të përmasave të vatrës, në operacionin e ndërhyrjes është aktivizuar edhe mbështetja nga ajri.
Flakët janë përhapur në një terren pranë zonave të banuara, ndërsa banorët ndodhen në alarm për shkak të rrezikut që zjarri të afrohet më tej drejt banesave dhe bizneseve.
Si pasojë e situatës, në zonë është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa ekipet në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën dhe vijojnë ndërhyrjen për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

