Zjarr në konviktin e studentëve në Elbasan

Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm në konviktin e studentëve në Elbasan, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e flakëve.

Lajmi bëhet i ditur nga policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Mësohet nga të dhënat paraprake se shkak i flakëve është bërë një mbingarkesë në rrjetin elektrik. Zjarri, nga i cili ka pasur vetëm dëme materiale ka shkaktuar panik tek studentët që jetojnë në këtë konvikt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por me ndërhyrjen e forcave të shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur lokalizimi i flakëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?