Zjarr në një banesë në Orikum, shkaktohen dëme të konsiderueshme materiale
Një banesë në Orikum u përfshi nga një zjarr, dyshohet se shkaktuar nga një defekt teknik në rrjetin elektrik. Flakët u përhapën nga shkëndijat elektrike, duke shkaktuar dëme materiale në pronën e banuesve. Fatmirësisht, nuk raportohet asnjë person i lënduar.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat izoluan flakët dhe parandaluan përhapjen e tyre në banesat përreth.
Autoritetet vijojnë hetimet për të saktësuar shkakun e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
KOHA JONË SONDAZH

