Zjarr në një traget në Indonezi, pesë të vdekur, 41 persona të zhdukur
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një zjarri që përfshiu një traget pranë ishullit Madura në Indonezi.
Sipas autoriteteve indoneziane të kërkim-shpëtimit, në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 271 persona, mes tyre pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit.
Deri më tani janë shpëtuar 225 persona, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet për të zhdukurit.
🔴 BREAKING: At least 5 people are dead and 41 missing after a ferry caught fire off Indonesia’s Madura Island. pic.twitter.com/DP0ZFh2ohQ
— Planet Report HQ (@PlanetReportHQ) August 2, 2026
Trageti ishte nisur nga qyteti Surabaya, në provincën Java Lindore, dhe kishte destinacion qytetin Makassar në Sulawesiun Jugor, kur shpërtheu zjarri në det.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur. Ngjarja ndodhi pranë ishullit Madura, në brigjet verilindore të ishullit Java, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa ekipet po kontrollojnë zonën detare për gjetjen e personave që ende konsiderohen të zhdukur. /Telegrafi/
KOHA JONË SONDAZH

