Zjarr në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë apartamentin (Video)

Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një apartament, në qendër të qytetit të Durrësit, në bulevardin kryesor.

Raportohet se është përfshirë nga flakët kati i katërt i një godine pesë-katëshe.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, zjarrfikëset dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, si dhe për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga të dhënat e para, mësohet se zjarri ka nisur nga kuzhina e apartamentit dhe është përhapur më tej.

Zjarr në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë apartamentin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?