Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, në rrezik parku me qindra koshere bletësh

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Poligonit, mbi repartin ushtarak në Gërhot të Gjirokastrës, duke rrezikuar një park bletësh dhe objektet ndihmëse që ndodheshin në atë zonë.

Sipas shërbimit zjarrfikës, flakët përfshinë të gjithë sipërfaqen e parkut dhe nisën të përhapeshin edhe përtej tij. Ndërhyrja e shpejtë e ekipeve të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit bëri të mundur izolimin e zjarrit dhe neutralizimin e plotë të tij.

Falë operacionit të zjarrfikësve, të gjitha kosheret e bletëve u shpëtuan dhe nuk pati dëmtime të tyre. Nga zjarri u dëmtua vetëm një kasolle, e cila përdorej për ruajtjen e pajisjeve dhe materialeve të bletarisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë pakujdesia gjatë përdorimit të tymit për trajtimin dhe kontrollin e koshereve. Megjithatë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun përfundimtar të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?