Zjarret në Lezhë, autoritetet rrisin gatishmërinë dhe apelojnë për kujdes
Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë rritur vëmendjen ndaj rrezikut të zjarreve në Qarkun e Lezhës, edhe pse vlerësimet e fundit e klasifikojnë situatën aktuale në nivel të moderuar.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, të transmetuara përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Mbrojtjes Civile, qarku vijon të jetë në një zonë me rrezik të kontrolluar. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se thatësira e zgjatur dhe mungesa e reshjeve krijojnë ende kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve.
Për këtë arsye, strukturat vendore në Lezhë dhe institucionet e mbrojtjes civile kanë aktivizuar masat parandaluese dhe planet e ndërhyrjes, me synim reagimin sa më të shpejtë në rast të shfaqjes së vatrave të zjarrit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë shërbimeve zjarrfikëse apo strukturave përkatëse.
Banorët këshillohen gjithashtu të marrin masa për mbrojtjen e banesave, pronave dhe zonave përreth, ndërsa ndërhyrja nga qytetarët rekomandohet vetëm në raste kur nuk rrezikohet siguria e tyre, deri në mbërritjen e ekipeve zjarrfikëse.
KOHA JONË SONDAZH

